IRRIGATOR ORAL PA KABËLL

Kujdesi profesional për gojën, tani në shtëpinë tënde

A jeni të shqetësuar për mbetjet e ushqimit mes dhëmbëve që nuk pastrohen plotësisht me furçë? Për pllakën, gurëzat, erën e keqe apo kavitete (prishjen e dhëmbëve) që vijnë si pasojë?

Tani mund t’i jepni fund këtyre shqetësimeve me pastruesin pral portativ nga Vussen! Kjo pajisje inovative është krijuar për të pastruar në mënyrë të plotë hapësirat midis dhëmbëve dhe xhepat gingivalë (në mishrat e dhëmbëve), të cilat furça e dhëmbëve nuk arrin t’i pastrojë.

Pesha: 260g
Kapaciteti i depozitës:  320ml
3 modalitete
pastrimi

11,500 L

Përshkrim

3 Modalitete Pastrimi për Çdo Nevojë:

Cordless Oral Irrigator vjen me tre modalitete të fuqishme, të përshtatura për lloje të ndryshme pastrimi:

  • Modaliteti Clean: Përdor presion të fortë uji (deri në 100psi) për një pastrim thelbësor dhe ndjesi freskuese.
  • Modaliteti Soft: Përdor presion të butë uji (deri në 60psi), ideal për dhëmbët dhe mishrat e ndjeshëm.
  • Modaliteti Massage: Përdor një rrymë uji pulsuese (1,200 pulsime në minutë) që alternon presionin (20-100psi), duke ofruar një pastrim të fuqishëm dhe masazh të dobishëm për mishrat e dhëmbëve.

Rryma e fuqishme pulsuese shpërbëhet në pika të shkurtra dhe të fuqishme, duke arritur të pastrojë çdo cep e qoshe të gojës me efikasitet maksimal.

Karakteristikat Kryesore:

  • Lehtësi dhe Prakticitet: Me një peshë prej vetëm 260g dhe me një rezervuar uji me kapacitet 320ml, është perfekt si për përdorim në shtëpi ashtu edhe gjatë udhëtimeve.
  • Bateri e Fuqishme: Bateria e rikarikueshme Litium-Jon 1,400mAh ofron deri në 60 minuta kohë pune me një karikim të vetëm.
  • Rezistent ndaj ujit (IPX7): Dizajni i tij siguron që pajisja të jetë plotësisht e papërshkueshme nga uji, duke ju lejuar ta përdorni pa merak edhe në dush.
  • Përbërësit e Paketimit: Njësia kryesore, dy koka spërkatëse (jet tip), një filtër me jone argjendi, kabllo karikimi USB dhe manuali i përdorimit.

Mos lejoni që mbetjet e ushqimit të dëmtojnë shëndetin tuaj oral. Zgjidhni Cordless Oral Irrigator dhe shijoni një buzëqeshje të pastër, të shëndetshme dhe të freskët çdo ditë!

Shqyrtime

Ende pa vlerësime.

Bëhuni i pari që vlerëson “IRRIGATOR ORAL PA KABËLL”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *